Çfarë “rreziku” paralajmëron Kuçi pas dialogut me Serbinë?

Mos i humb

Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë vetëm çështje e këtyre dy shteteve, por për arritjen e marrëveshjeve janë marr edhe palët e treta, kurse politikëbërësit e Kosovës, gjithmonë janë shprehur skeptik se dialogu do të sjellë gjë të mirë për Kosovën, duke reaguar gjithnjë ndaj kompromiseve të mëdha që mund të bëhet gjatë këtij procesi.

Tashmë kur flitet për vazhdimin e dialogut në Bruksel dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare shtohet edhe më tepër frika se Kosova mund të bëjë kompromise të mëdha, e që nuk do të rezultojë me njohjen e shtetit të Kosovës.

Kohëve të fundit për dialogun Kosovë-Serbi janë bërë shumë diskutime, janë zhvilluar shumë debate, ku janë shprehur mendime e pikëpamje të ndryshme, por edhe shqetësime se a do të jetë ky dialog i fundit me Serbinë.

Shqetësimin për një rrezik edhe pas këtij dialogut të proklamuar si i fundit në Bruksel, e ka shfaqur edhe ish zv- kryeministri, ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili në një debat, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, përveç tjerash ka shprehur frikën e tij se çfarë do të ndodhë pas këtij dialogu, duke dyshuar se mund të ketë prapë dialog me Serbinë.

I pyetur nga Kosova Post se kur flisni për frikën se çka do të ndodhë pas dialogut në Bruksel, Kuçi kujton  përvojën që ka kaluar Kosova në të gjitha proceset dhe kompromiset e shumta që ka bërë Kosova, duke përmendur, kompromiset në bisedimet në  Vjenë, kompromisin me Pakon Ahtisari, ku edhe pas kësaj Kosovës i është kërkuar kompromis mbi këtë dokument.

“Duke pasur përvojën e bisedimeve në Vjenë ku është theksuar se janë bisedime finale, se kompromisi me Dokumentin e Ahtisarit është bërë me qëllim të kalimit të dokumentit në OKB dhe se përmes tij do të fitohej ndryshimi i Rezolutës 1244 dhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë edhe OKB-në, dhe pastaj nuk ndodhi  dhe si rezultat po kërkohet edhe një marrëveshje finale, që nënkupton edhe një kompromis mbi atë të Dokumentit të Ahtisarit, duhet pasur garanca të forta ndërkombëtare, ngase edhe pas kësaj marrëveshje nëse nuk zhbllokohen këta mekanizma prapë ekziston rreziku për kërkesa për dialog të ri e marrëveshje të reja”, tha Kuçi./Kosova Psot/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit