Çfarë thoshte profeti alejhi selam kur e shqetësonin njerëzit?

Mos i humb

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur sprovohej me ndonjë shqetësim që ia shkaktonin njerëzit, thoshte: “Allahu e mëshiroftë Musain! Atë e lënduan shumë më tepër se kaq dhe duroi.”
E transmetojnë Buhariu me nr (3405) dhe Muslimi, vëllimi: 3, faqja: 109.

Po ashtu, tregohet se njëri nga profetët u keqtrajtua nga populli i tij, të cilët e goditën dhe e gjakosën, ndërsa ai përsëriste fjalët: “O Allah! Fali se nuk e dinë çfarë po bëjnë!”
E transmetojnë Buhariu me nr (3477) dhe Muslimi, vëllimi: 5, faqja: 179.

Në këtë lutje gjenden tre mirësi:

E para: Profeti e ka falur popullin e vet për agresionin e tyre kundrejt tij.
E dyta: Ai i është lutur Allahut që t’i fali ata e të mos i ndëshkojë që janë sjellur në atë mënyrë me profetin e dërguar prej Tij.
E treta: I ka justifikuar ata me paditurinë e tyre.

Shiko se çfarë mëshire dhe durimi kanë treguar profetët kundrejt njerëzve, madje edhe kundrejt atyre që janë sjellë ashpër me ta!!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit