Çifti nga Maqedonia akuzohet për përvetësim të 280 mijë frangave nga ndihmat sociale

Mos i humb

Duke filluar nga sot, në Gjykatën Regjionale të Bielit (Kantoni i Bernës) po zhvillohet procesi gjyqësor për shfrytëzim të padrejtë të ndihmave sociale ndaj një çifti nga Maqedonia. Burri 56 dhe gruaja 53 vjeçe akuzohen se,, nuk i kanë deklaruar rreth 280 mijë frangat që i kanë fituar duke punuar në kohën kur kanë qenë shfrytëzues të asistencës sociale.

Me rastin e marrjes në pyetje, ata kanë refuzuar të deklarohen rreth akuzës që u bëhet për mashtrim “profesional”, transmeton albinfo.ch. Çifti, kërkesën për të marrë ndihma sociale e kishte bërë në tetor të vitit 2005 në sektorin e asistencës sociale në Biel. Me atë rast, burri kishte deklaruar se ishte duke kërkuar punë, ndërkohë që ai, nga dhjetori i atij viti tashmë kishte gjetur punë.

Sipas aktakuzës, ai autoriteteve u kishte dërguar rregullisht informacionet për përpjekjet e tij për punë, të cilat pjesërisht ishin të trilluara. Në fakt ai ishte duke punuar, por nuk i deklaronte të ardhurat.

Gjatë vitit 2005 dhe pastaj në periudhën 2008-2012, çifti ka marrë në emrin e ndihmave sociale afër 244 mijë franga, që i bie të ketë përfituar rreth 4100 franga në muaj, përcjell albinfo.ch. Qyteti i Bielit, në cilësinë e paditësit privat pretendon për një dëm prej 295 mijë frangash që i është shkaktuar arkës së tij me këtë rast, duke përfshirë këtu edhe kamatat.

Shpallja e aktgjykimit është paraparë të bëhet të premten./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit