Cila është detyra jonë ndaj Allahut?

Mos i humb

Cila është detyra jonë ndaj Allahut dhe “detyra”(mirësia) e Allahut ndaj nesh?

Përcillet nga Muadh bin Xhebel të ketë thënë:”Isha hipur pas Profetit salallahu alejhi selam, në gomar kur më tha:
“O Muadh, a e di cila është detyra e robërve ndaj Allahut dhe detyra e Allahut ndaj robërve?”
I thashë: “Allahu dhe I Dërguari i Tij e dinë më së miri.”

Ai më tha:”Detyra e robërve ndaj Allahut është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë, ndërsa detyra e Allahut ndaj robërve është që të mos i ndëshkojë ata që nuk i shoqërojnë asgjë Atij.” Unë thashë: O i Dërguari i Allahut, a t’i përgëzoj njerëzit? Ai m’u përgjigj: Mos i përgëzo, se mbështeten te kjo pastaj.”

Buhariu dhe Muslimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit