Cilën zgjidhje e kishin propozuar amerikanët për Kosovën në Dayton

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1995, gjatë konferencës së Daytonit ia kishin propozuar Slobodan Milosheviçit planin për zgjidhjen e problemit të Kosovës – më shumë se autonomi dhe më pak pavarësi.

Të paktën kështu shkruan në kujtimet, tashmë libër, diplomati dhe shefi i misionit të ish- Jugosllavisë në Washington në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar dhe njëri nga 11 anëtarë e delegacionit serb në konferencën e Daytonit, Nebojsh Vujoviç.

Ai këto ditë ka publikuar librin “Fluturimi i fundit nga Daytoni – bisedimet prapa dyerve të mbyllura” (Poslednji let iz Dejtona – pregovori iza zatvorenih vrata).

Siç përcjell gazeta “blic” e Beogradit Vujoviç në këtë libër, nga këndi i dëshmitarit, zbulon dramën tri javore në të cilën regjisor ishte SHBA –ja e liderët në zënkë të Ballkanit pak gjë më shumë se statistë.

Vujoviç në këtë libër tregon se si Warren Christopher kërkon nga Millosheviçi që si gjest simbolik t’ua japë myslimanëve kodrinat rreth Sarajevës nga të cilat serbët kishin shtënë në qytet.

“Në rregull. Do t’i jap. Le të na kushtojë kjo 0,5 ose 1 për qind, por le të jetë kjo gjëja e fundit që e kërkojnë nga ne”, ishte përgjigjur Millosheviç.

Por, në një rast, shkruan ky autor, transmeton Koha net, Millosheviq nuk lëshoi pe dhe kjo na ka kushtuar me bombardim dhe me problemin e Kosovës. Udhëheqja amerikane kishte pasur idenë që në Dayton të zgjidhej edhe ky problem dhe përmes Nebojsha Vujoviqit, i kishin dërguar Millosheviqit projektmarrëveshjen e cila parashihte autonomi të gjerë për shqiptarët, ndërtimin e institucioneve që ata i kishin braktisur, zvogëlimin e ndikimit centrist të Beogradit, porse kjo zgjidhje parashihte mbetjen e Kosovës në Serbi. Millosheviq këtë e refuzoi. Pos kësaj, askush nuk kishte guxim t’ia dërgonte këtë dokument të cilin Vujoviq së pari ia dha ministrit të Jashtëm Milan Milutinoviq i cili e kishte shikuar dhe i kishte thënë : “Ti a po do që Slloba të më vrasë? Shko e dorëzoja vetë dhe të qoftë”.

Detyra mosmirënjohëse i takoi Vujoviqit dhe ai në libër tregon si kishte ndodhur kjo.

“Milosheviç e lexoi dokumentin dhe u ngrit me hidhërim në këmbë. Pastaj i bëri shuk faqet e dokumentit dhe më gjuajti me to në kokë: A po duan të tallen me mua ata? Po çfarë mendojnë, kush jam unë. Po çfarë Kosove more, ajo është çështje e brendshme e Serbisë, nuk vjen në konsiderim. Thuaju miqve tu të Washingtonit se nuk vjen në konsiderim të tallen me mua. Sepse, po u tallen me mua, edhe ata do të jenë të tallur që ç’ke me të!”

Vujoviç tregon se si letrat e bëra shuk ia ktheu ndërmjetësit amerikan Barley i cili i paskësh thënë: “Në rregull Nebojsha, unë do ta informoj delegacionin amerikan…Vetëm mendoj se ky është shansi i fundit i lënë që situata të zgjidhet në mënyrë balancuese, të drejtpeshuar e për të gjithë e pranueshme dhe se telashet vetëm sa do të vijnë”.

“Për fat të keq kishte të drejtë

“E lëshuam këtë shans të madh. Atëherë vërtet ka pasur mundësi që të arrihet zgjidhja për Kosovën “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi”, ka shkruar Vujoviç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit