Cilët prokurorë po e hetojnë vrasjen e Ivanoviçit?

Mos i humb

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që nga vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviç, por deri më tani ende nuk ka detaje të reja.

Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit nuk ka detaje të reja, mirëpo grupi punues që është duke kryer hetimin po punon me kapacitet të plotë. Kështu u shpreh zv/komandanti i stacionit Policor të Mitrovicës veriore, Besim Hoti në një prononcim për Tanjug,

“Nuk ka detaje të reja në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, por grupi punues që merret me hetimin po punon me kapacitet të plotë”, tha Hoti duke shtuar se dyert për bashkëpunim nuk janë të lidhura për askënd.

Sipas tij, policia vepron nën autoritetin e prokurorit, por Policia e Kosovës po punon në dy ndërrime dhe puna e tyre është nën kontrollin e dy prokurorëve një serb dhe një shqiptar.

Pas vrasjes së liderit së SDP-së, Oliver Ivanoviç, Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë filluar hetimet intensive lidhur me këtë rast, ku janë përfshirë rezultatet e kamerave të sigurisë, detajet e automjetit, i cili u gjend i djegur dhe provat e forenzikës.

Mediet serbe vazhdimisht kanë raportuar se kamerat e sigurisë kanë kapur gjithçka në momentin e vrasjes së politikanit serb të SDP-së, dhe se, sipas tyre, është e sigurt që vrasësi në momentin e kryerjes së këtij akti ka qenë i shoqëruar nga një person i dytë,transmeton Express. Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e veriut.

Lideri i SDP, u varros në Beograd me nderimet e fundit nga qytetarë e politikanë serbë nga Serbia e Kosova.

Ivanoviç ka lënë pas vetes bashkëshorten Milenën dhe katër fëmijë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit