Cili është plani i qeverisë për Asociacionin?

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë ka folur edhe për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Hoxhaj ka bërë të ditur se deri më tani në qeveri nuk është diskutuar për formimin e Asociacionit.

“Në qeveri deri më tani s’kemi pasur debate se si do ti qasemi temës së Asociacionit. Një gjë qëndron që Gjykata Kushtetuse ka dalur me vlerësime të sakta se ku marrëveshja mund ta ëdmton funskionalitetin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj për lajmi.net “Asociacioni duhet të themelohet vetëm në përputhje me Kushtetutën. Nuk duhet të ketë shqetësim për këtë çështje. Se kur do të fillojë hartimi i statutit për Asociacionin, është temë e cila i takon kryeministrit Haradinaj, dhe kolegëve tjerë në qeveri”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit