Cilin flamur e duan qytetarët, kombëtar apo shtetëror?

Mos i humb

Vendosja e flamurit kombëtar apo flamurit shtetëror të Kosovës në hyrje të Prishtinës, ka ngritur debate ndërmjet qeverisë dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës, sikur edhe të drejtës për vendosjen e flamurit.

Vendosja në hyrje të kryeqytetit e flamurit kombëtar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk është pritur mirë nga qeveria duke aluduar se në atë pjesë duhet të vendoset flamuri shtetëror në vigjile të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër drejtuesit e komunës kanë këmbëngulë se ata e kanë të drejtën e vendosjes së flamurit dhe që flamuri kombëtar të jetë i vendosur në hyrjes meqë tregon identitetin tonë kombëtar.

Përkundër përplasjeve më në fund këto dy institucione janë dakorduar që në hyrje të Prishtinës të vendoset flamuri shtetëror krahas atij kombëtar.

Së cili flamur është i duhuri të vendoset në hyrje të Prishtinës, flamuri kombëtar apo shtetëror qytetarët të intervistuar nga Kosova Post kanë mendime të ndryshme derisa ka të tillë që në hyrje të Prishtinës duhet të vendoset vetëm flamuri kombëtar dhe jo ai shtetëror. Por disa pajtohen që të dy flamujt të jenë paralelisht të jenë të vendosur tek rrethi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit