Civilët e lidhur me mina në kurthet e terroristëve rrëfejnë persekutimin

Mos i humb

Katër civilë, të gjetur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në fshatin Maskah, në një depo të cilët ishin të lidhur dhe përreth tyre ishin vendosur mina dhe lëndë shpërthyese artizanale.

“Terroristët ngrenë kurthe duke i lidhur me minat fshatarët e moshuar”
Nazli (75), Shukru Osman (90), Hasan Muslim (65) dhe Huseyin Sheh Bekir (64) në depon që ishin duke u mbajtur nga terroristët e YPG/PKK-së ku ishte ngritur një kurth me bomba dore, u shpëtuan nga ushtarët turq, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të zhvilluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në fshatin Maskah të qytezës veriperëndimor Raxhu.

Pasi që janë neutralizuar kurthet në depo, katër personat janë nxjerrë nga fshati nën mbikëqyrjen e ushtarëve dhe më pas janë dërguar në një fshat më të sigurtë, ku u janë siguruar veshje dhe u janë përmbushur të gjitha nevojat.

Shukru Osman, në deklaratën për AA tha se, shumica e terroristëve të YPG/PKK-së të cilët para 5 vitesh e kishin pushtuar fshatin e tyre, kanë ikur pasi që kanë parë ardhjen e ushtarëve turq në rajon.

Ai duke theksuar se deri sa terroristët kanë ikur nga fshati, atë, bashkëshorten, vëllain e bashkëshortes si dhe një të afërmin e tyre i kanë mbyllur në depo, tha se “Pasi që na i lidhën duart, përreth nesh vendosën lëndë shpërthyese. Në mbrëmje erdhi ushtari turk dhe na shpëtoi. Na dhanë ushqim. Pastaj na sollën këtu. Zoti qoftë i kënaqur me ata”.

– “Ushtarin turk e desha si djalin tim”

Ndërsa bashkëshortja e Shukru Osman, Nazli Osman, duke treguar se ka katër fëmijë, tha se ata janë strehuar në Turqi për shkak se kanë patur frikë nga YPG/PKK.

Më tej ajo theksoi se pasi që kanë kuptuar se ushtarët turq kanë arritur në fshat, terroristët i kanë mbyllur ata në një depo. “Bashkëshorti im është i paralizuar. Na mbyllën të gjithë në shtëpi, shumë u frikësuam. Ushtari turk erdhi, na shpëtoi. Pastaj njëri nga ushtarët e vendosi kokën e tij në gjurin tim. Atë e doja si djalin tim. Ia përkëdhela flokët. Zoti qoftë i kënaqur nga të gjithë”, tha ajo.

– Ka pësuar persekutim edhe nga Asadi edhe nga YPG/PKK

Vëllai i Nazli Osman, Hasan Muslim, duke tërhequr vëmendjen në torturimin e YPG/PKK, tha se ka ikur nga persekutimi i regjimit të Bashar al Asadit në Halep dhe janë strehuar tek motra e tij.

“Dje kur ushtari turk u afrua në fshat YPG me mjete shpërthyese na mbylli. Ushtarët na shpëtuan. Kryen ekzaminim shëndetësor dhe na dhanë ushqim. Pastaj na sollën në këtë fshat. Këtu jemi të sigurtë. Do të jetojmë aq sa kemi jetë. Zoti qoftë i kënaqur nga ushtria turke”, tha Hasan Muslim.

Ndërsa Huseyin Sheh Bekir duke treguar se ka katër fëmijë, tha se pasi ka humbur bashkëshorten, fëmijët e tij janë strehuar në Turqi.

Ai duke treguar se derisa terroristët kanë ikur i kanë mbyllur ata në depo duke vendosur kurthe me bombë, tha se ushtarët turq i kanë shpëtuar pasi që kanë arritur në fshat. “Organizata terroriste YPG/PKK, mori nga ne çdo gjë që kemi”, tha Bekir./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit