ÇKA DO TË BËNIM, NËSE MUHAMEDI (SAVS), DO TË VINTE TE NA VIZITONTE?‎

Mos i humb

ÇKA DO TË BËNIM,
NËSE MUHAMEDI (SAVS),
DO TË VINTE TE NA VIZITONTE?‎

Nëse Muhamedi (savs), do të vinte të na vizitonte, shtrohet pyetja, si do të kishim vepruar?‎

Sikur ta shihnim duke ardhur te ne, a do ta pritnim krahëhapur, apo me ankth në zemër?‎

Në shtëpinë tonë, a do të mund të hynte Pejgamberi i Islamit menjëherë, apo do t’i thoshim atij ‎që të presë, (sepse duhet t’i shmangim disa gjëra)?‎

A do ta hiqnim me shpejtësi nga Kurani pluhurin, nga frigoriferi do t’i hidhnim birrat, mishin e ‎ndaluar, dhe do ta ndalnim/fiknim TV dhe CD playerin?‎

Le të pyesim veten, nëse Pejgamberi (savs) do t’i kalonte me neve një ditë ose dy … a do të ‎jetonim si më parë, dhe do t’i punonim para tij të gjitha gjërat?‎

A do t’i kishim ditët të njëjta, a do të ishim ndaj familjes të egër dhe arrogant? A do t’i lëshonim ‎edhe atëherë namazet, apo do të nxitonim në sabahun e hershëm?‎

A do të guxonim ta çojmë Pejgamberin (savs), në vendet që zakonisht shkojmë apo për një ‎ditë do t’i anashkalojmë kafenetë dhe do ta ndryshojmë rutinën tonë?

A do të guxonim para tij t’i flasim ato gjëra që zakonisht i flasim dhe bëjmë gibet, apo do të ‎kemi kujdes për gjuhën tonë?‎

A do të guxonim t’i shikojmë vajzat e ndryshme dhe t’i lexojmë gazetat e neveritshme, apo do ‎të përpiqemi që të lëmë përshtypje sa më të mirë?‎

A do të na vinte mirë që ai të njoftohet me miqtë tonë, apo do ta lutnim Zotin që mos të takohet ‎me ta?‎

A do të kemi zemër për t’i thënë se ne nuk falemi, nuk e përmendim Allahun dhe atij nuk i ‎dërgojmë salavate?‎

A do të ishim të lumtur që Pejgamberi (savs) të qëndrojë tek ne më gjatë, apo do të merrnim ‎frymë lirisht dhe do të ndjenim lehtësim, kur të përfundonte vizita?‎

Po, me të vërtetë do të ishte interesante ta dinim se çka do të bënim, nëse do ta takonim ‎Pejgamberin (savs), në realitet …‎

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit