Çlirohet qendra e Tal Abyadit nga terroristët

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit Tal Abyad në lindje të Eufratit, pasi atë e kanë çliruar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Operacioni “Burimi i Paqes” është duke vazhduar me sukses. Operacioni filloi nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bashkë me Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë.

Sipas raportimit të gazetarëve të AA-së në qendrën e qytetit Tal Abyad, ushtarët e SNA-së në kuadër të operacionit kanë marrë nën kontroll qendrën e qytezës pas përleshjeve të ashpra me terroristët e YPG/PKK.

Pas marrjes nën kontroll të qendrës së qytezës Tal Abyad, ushtarët e SNA-së ngritën flamurin e SNA-së në kalimin kufitar të qytezës në kufirin me Turqinë. Pas kësaj u përjetua një gëzim i madh në rajon.

Ndërkohë një grup qytetar në anën tjetër të kufirit, me flamujt turq në duar iu shoqëruan gëzimit të ushtarëve të SNA.

Tal Abyad u bë qendër qyteti i dytë i çliruar pas Ral Al-Ayn.

Në kuadër të operacionit të filluar më 9 tetor, janë çliruar 2 qendra qyteti, 1 qytezë dhe 56 fshatra nga YPG/PKK.

YPG/PKK në qershor të vitit 2015 kishte okupuar Tal Abyad me kërkesën e SHBA-ve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit