CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Mos i humb

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës. Ky paralajmërim, sipas CNN që citon agjensinë kineze të lajmeve, Xinhua, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.

Murtaja, e shkaktuar prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara, është një prej infeksioneve më vdekjeprurëse bakteriale në të gjithë historinë e njerëzimit. Në Mesjetë, “Vdekja e Zezë” mendohet të ketë marrë 50 milionë jetë njerëzish në Europë.

Murtaja bubonike, që është një prej tre formave të sëmundjes, shkakton enjtje të dhimbshme të gjendrave limfatike, ethe e kollë të fortë. Autoritetet shëndetësore të Bajanurit i kanë kërkuar popullatës të marrin masa shtesë për të minimizuar përhapjen e sëmundjes dhe të shmangin ngrënien e kafshëve së mund të shkaktojnë infeksion.

Po kështu banorëve u është thënë të raportojnë menjëherë zyrtarët nëse gjejnë marmota të sëmurë apo të ngordhura, një lloj ketri ky, mishi i të cilit konsumohet në disa pjesë të Kinës dhe Mongoli, që janë pllakosur historikisht nga shpërthime të murtajës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit