Conte ia thotë troç BE-se: Rrezikojmë që Ballkani Perëndimor të kthejë sytë nga Rusia, Turqia e Kina

Mos i humb

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian  e i vendeve të ish Jugosllavisë është një proces që absolutisht duhet të vazhdoj”, ka deklaruar sot Kyreminstri italian Giuseppe Conte në Konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.

“Pesë vende të ish Jugosllavisë e Shqipëria aspirojnë të jenë pjesë  e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha kreu i qeverisë italiane  duke shtuar se “është i bindur që ky proces duhet absolutisht të vazhdoj.”

” Mendoj gjithashtu – u shpreh ai – që proces i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet e nëse dështojmë dhe këtë objektiv jo vetëm do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa e të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër, por rrezikojmë që këto vende të kërkojnë aleancë me  Federatën ruse “lojtar historik i këtij territori” por dhe me Turqinë apo me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik si p.sh Kina e vendet e Golfit (Arabia Saudita, Kuëait, Bahrain, Emirati Arabi Uniti, Oman, Iraq, Iran, Qatar).”

Për kryeminstrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish Jugosllavisë, është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.

“Nuk duhet të ngrihen pengesa, – tha Giuseppe Conte, – ajo cfarë vihet re është kompleksiteti e ngathtësia në procesin e vendimeve të institucioneve europiane e shumë shpesh është e vështirë të arrihet unanimiteti i 27 vendeve anëtare. E është e qartë që duhet të ndërhyjmë për të thjeshtëzuar e bërë më të shpejtë e efikas proceset vendimore europiane”, deklaroj kryeministri italian në përkujtimin e 45 vjetorit të Traktatit të Helsinkit.

Në këtë konferencë mori pjesë dhe Sekretaria e Lartë e Selisë së Shenjtë në Vatikan e kryeministri italian kujtoj rolin e Kishës Katolike në dialogon me vendet e Europës Lindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit