COVID-19, 703 vdekje të reja në Brazil, 871 në Indi, 705 në Meksikë

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 703 vdekje, në Indi 871 dhe në Meksikë 705.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 22.048 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.057.470 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 101.752 me 703 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 628.415 raste dhe 25.151 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.163.812.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 53.601 raste të reja, duke e rritur në 2.268.675 numrin e të infektuarve, ndërsa me 871 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 45.257 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.583.489.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 705 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 53.003. Ndërkaq, me 5.558 raste të reja, është rritur në 485.836 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 327.993 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit