Covid-19/ Bilanci tragjik, 1150 të vdekur në SHBA gjatë 24 orëve të fundit

Mos i humb

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i vdekjeve mbetet sërish i lartë.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në 24 orët e fundit janë shënuar 1 mijë e 150 të vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shifër ndiqet nga Franca me 830 të vdekur dhe Spanja me 630 të vdekur.

Në SHBA në total numri i të vdekurve ka shkuar në 10 mijë e 783 persona dhe mbi 367 mijë persona janë zyrtarisht të infektuar me Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 30 mijë raste të reja.

Rreth 19 mijë e 600 persona janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit