COVID-19 dhe Inflamacioni Që Shkakton Tek Tiroidja – Kujdesi Që Ju Duhet

Mos i humb

Një nga aspektet më të frikshme të COVID-19 për mjekët është mënyra se si ky virus sulmon dhe dëmton organet jetësore, përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë.

Në këtë listë, së fundmi është shtuar edhe tiroidja.

COVID-19 dhe Inflamacioni Që Shkakton Tek Tiroidja

Një studim i fundit i publikuar në revistën The Lancet Diabetes and Endocrinology ka zbuluar se koronavirusi shkakton një inflamacion të rëndë në tiroide, por nuk dihet akoma nëse ndikimi është afatgjatë apo afatshkurtër.

Pas analizimit të të dhënave të 85 pacientëve me COVID-19, studiuesit zbuluan se në 15% të rasteve, pacientët kishin përjetuar thyrotoksikosis, një problem shëndetësor që ka të bëjë me tepricat e hormoneve të tiroides në gjak.

Një gjë e tillë ndodh kur tiroidja është e dëmtuar, gjë që shkakton një sekretim të pazakontë të hormoneve të akumuluara në gjak.

Sipas studiuesve, COVID-19 mund të jetë faktor rreziku për zmadhimin e inflamacionit të tiroides dhe më pas shfaqjen e tirotoksikozës.

Ata argumentojnë se qelizat e virusit COVID-19 e kanë të lehtë të infiltrojnë tiroiden, por kjo nuk ndodh të gjitha rastet.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se pacientët e prekur nga COVID-19 por që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese duhet të mbahen nën monitorim për simptoma të tjera që kanë të bëjnë me tiroiden dhe analizat e kësaj të fundit duhet të jenë të përsëritura.

Ekuilibrat e gjendrës tiroide janë të rëndësishme për të parandaluar dëmet në shëndet ose procesin e plakjes.

Këto ekuilibra mund të kthehen nëpërmjet konsumit të disa frutave dhe perimeve të cilat arrijnë të ruajnë shëndetin e gjendrës tiroide.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në pakësimin e hipotiroidizmit ose veprimtarisë së ulët të tiroides.

Studimet kanë treguar se boronicat janë të parat përsa i përket sasisë së antioksidantëve në krahasim me 40 fruta dhe perime të tjera.

Qershitë

Qershitë janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina dhe i japin trupit një nivel të lartë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve. Qershitë janë një frut i jashtëzakonshëm për ruajtjen e funksionit të tiroideve.

Domatet

Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i seleniumit. Ai mendohet të jetë i mirë për gjendjen tiroide duke rregulluar funksionin e saj dhe përmirësuar funksionet imunitare të organizmit.

Seleniumi ndihmon në rregullimin e aktivitetit të hormonit të tiroides dhe neutralizon molekulat e paqëndrueshme në organizëm, thonë ekspertët e AgroWeb.org

Kungulli

Kungulli është një perime e pasur me antioksidantë. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se kungulli është shumë i mirë për gjendjen tiroide për shkak të nivelit të lartë të jodit që gjendet në të.

Tiroidja ka nevojë për jod që të funksionojë siç duhet. Nëse keni mungesë jodi, atëherë gjendra tiroide nuk ka fuqinë e duhur të prodhojë hormonin e tiroides.

Bizelet

Zinku është i rëndësishëm për gjendrën tiroide dhe gjendet me bollëk tek bizelet.

Pamjaftueshmëria e zinkut vihet re shpesh tek femrat që janë të prekura nga hipertioridizmi ose shtimi i prodhimit të hormoneve të tiroides.

Kjo sepse hormone e tepërta në trup eleminojnë zinkun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit