COVID-19: Pas 76 ditëve Kina heq bllokimin në Wuhan

Mos i humb

Pas 76 ditëve Kina ka hequr bllokimin në qytetin Wuhan, që ishte imponuar për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç raportojnë mediat lokale, rreth mesditës së sotme autoritetet lejuan trafikun të lëvizë jashtë kryeqytetit Wuhan të provincën qendrore Huber. 

Muajin e kaluar, Kina njoftoi se më 8 prill do të heq kufizimet në Wuhan, qytet me 11 milionë banorë.

Më 23 janar, Kina vendosi bllokimin në Wuhan për të frenuar përhapjen e koronavirusit në këtë qytet ku për herë të parë u shfaq koronavirusi.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit