COVID-19, rritet në 2.921 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar

Mos i humb

Autoritetet Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se me 560 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 2.921.

“Deri në ora 09:00, 2 prill, gjithsej 163.194 persona janë testuar, prej të cilëve 33.718 kanë rezultuar pozitiv”, tha Departamenti britanik i Shëndetësisë.

“Deri në ora 17:00, 1 prill, prej atyre që janë të hospitalizuar në Mbretërinë e Bashkuar që kanë qenë pozitiv në testin e koronavirusit, për fat të keq kanë vdekur 2.921”, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Lajmi erdhi në kohën kur kryeministri Boris Johnson, që rezultoi pozitiv në koronavirus javën e kaluar, mund të ketë nevojë të zgjasë qëndrimin e tij në vetizolim.

Periudha e vetizolimit duhej të përfundojë nesër, por sipas mediave lokale, ai akoma ka temperaturë të lartë. Johnson vazhdon të udhëheqë qeverinë britanike dhe luftën e saj kundër koronavirusit, duke mbajtur video-konferenca me ministrat e kabinetit.

Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë theksuar se njerëzit duhet të respektojnë distancimin social dhe rregullat e kufizimit të lëvizjes, pasi u raportua për rritje të përdorimit të veturave, gjë që sugjeron se njerëzit po fillojnë t’u kthehen udhëtimeve që nuk janë të domosdoshme.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, më vonë gjatë ditës do të mbajë një takim me përfaqësuesit e mediave për çështjen e testimit për koronavirus.

Kjo çështje ka dominuar debatin kombëtar, me akuza se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm dhe se është vonuar, ndërsa vendi mbetet pas shteteve evropiane, veçanërisht Gjermanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit