COVID-19, SHBA raporton për numrin më të madh të vdekjeve në ditë

Mos i humb

SHBA-të kanë raportuar dje 1.885 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), që është numri më i lartë i vdekjeve i regjistruar në një ditë në vend.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti amerikan “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 12.895, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 398.809.

Mbi 22.000 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Pjesa më e madhe e vdekjeve erdhën disa orë pasi presidenti, Donald Trump paralajmëroi se kjo javë do të jetë “shumë e dhimbshme” për SHBA-në sa i përket viktimave që ndërlidhen me koronavirusin.

“Gjatë kësaj jave të dhimbshme, ne shohim dritën e një shprese shumë të fortë. Kjo do të jetë një javë shumë e dhimbshme, të paktën një pjesë e javës tjetër, me siguri”, tha Trump në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Kirurgu i përgjithshëm i SHBA-ve, Jerome Adams paralajmëroi se kjo javë do të jetë shumë e vështirë për vendin.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e dhimbshme e jetës së shumicës së amerikanëve. Ky do të jetë momenti ynë i Pearl Harbour-it dhe momenti ynë i 9/11, vetëm që nuk do të jetë i lokalizuar, do të ndodhë në të gjithë vendin”, tha Adams për Fox News.

Shteti federal amerikan New York është më i goditur nga pandemia me mbi 5.400 vdekje dhe mbi 138.000 raste të konfirmuara.

SHBA është bërë shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë, e ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.4 milionë, me mbi 82 mijë vdekje dhe mbi 301 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit