CoVid-19/ Shkon në 304 numri i të prekurve në vend

Mos i humb

Kosovë : Edhe 5 punëtorë të tjerë të KEK-ut infektohen me COVID-19

Nga 19 rastet e konfirmuara të mërkurën në Kosovë, një prej tyre është punëtor i KEK-ut nga Obiliqi. Derisa KEK sot përmes një...

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së për seancë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për...

Qytetarët e Vjenës përdorin më shumë veturat se sa transportin publik

Pas heqjes së masave, lëvizshmëria në Vjenë u rrit përsëri, por transporti publik po lufton me një rënie të madhe të udhëtarëve.

Spanjë, rritet në 27.125 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria spanjolle e Shëndetësisë njoftoi se gjatë javës së fundit nga koronavirusi kanë vdekur 43 persona. Në 24 orët...

Shkon në 304 numri i të prekurve në vend nga koronavirusi.

27 raste të reja janë konfirmuar vetëm 24 orët e fundit.

Njoftimi i ministrisë

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.
Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 77 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Sic shihet, nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.
Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 nga Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 3. April 2020
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Covid, 6.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi në botë

Numri i rasteve të infeksionit nga koronavirusi në botë ka tejkaluar pragun e 6.5 milionë. Të dhënat deri më...

Përfundon takimi i Soreca, Yuri Kim, Norman dhe Borchardt

Që prej orës 11:00 në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u mbajt takimi mes tij dhe ambasadorëve të...

Austri : 40 milionë euro investim për zgjerimin e infrastrukturës së biçikletave

Ministrja e Mbrojtjen së Klimës në Austri, Leonore Gewessler, ka bërë të ditur se është duke investuar 40 milionë euro në zgjerimin...

Avokati nuk paraqitet, shtyhet për në 10 qershor seanca e Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i...

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.