Covid në Britaninë e Madhe lulëzon skllavërinë moderne, viktimat nga Ballkani dhe Europa Lindore

Mos i humb

Nga abuzimi në botën e punës deri tek shfrytëzimi seksual. Skllavëria moderne është një industri e lulëzuar e krimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku me mijëra njerëz janë të nënshtruar prej shantazhit të përditshëm të korporatave dhe ‘mjeshtrave’ të rinj të mijëvjeçarit të tretë.

Llogaritet se në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar u identifikuan 10 600 skllevër modernë, një rekord i lartë. Më shumë se 50% rritje në krahasim me 2018. Shfrytëzimi i punëtorëve ishte më i zakonshmi abuzim. Shumë nga viktimat, shpesh emigrantë të parregullt që nuk mund të sigurojnë punë pa dokumenta, vijnë nga Europa Lindore, Ballkani dhe Vietnami.

Ella Read, e organizatës bamirëse Hestia thotë se “Kriza e shkaktuar nga rreziqet e emergjencës Covid-19 po përkeqëson gjendjen e tyre. Me rihapjen e ndërmarrjeve, ne mendojmë se numri i atyre që janë shfrytëzuar do të fillojë të rritet përsëri. Rreziku i skllavërisë moderne tani është potencialisht më i lartë sepse sipërmarrësit mund të kenë më pak para për pagat”.

Britania ka rritur përpjekjet për të luftuar këto skllavëri, por kritika kryesore është se ligji i ri i futur në 2015, ‘Akti Modern i Skllavërisë’, mbetet ende shumë i pazbatuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit