Çrregullimi i ditëve pa diell – ja pse ndjehemi pa disponim në vjeshtë

13
0

Nëse ditët e ftohta dhe pa diell të vjeshtës së vonë ju bëjnë me humor të keq, ka mundësi që eni një çrregullim sezonal që quhet SAD, – një formë depresioni që nxitet nga ndryshimi i sezonit.

Çrregullimi i disponimit zakonisht fillon në vjeshtë dhe vazhdon gjatë dimrit – kur ka ndjeshëm më pak dritë natyrale- dhe largohet në pranverë dhe verë.

Por ekspertët thonë se ky është më shumë se një rast i “nostaligjive”. “Njerëzit shpesh i referohen ditëve pa diell si “nostalgji dimri” një mërzi që mund të vazhdoj për disa ditë.

Hanne Hoffmann, një shkencëtare e specializuar në neuroshkencë, tregon për Yahoo Lifestyle se një nga shenjat më të mëdha nga çrregullimi sezonal është “ndjenja e ngadalësimit”.

“Ka një humbje të energjisë, ndjeheni të lodhur, flini shumë dhe nuk gjeni vullnet për t’u ngritur,” thotë Hoffmann. Për më tepër, njerëzit kanë tendencë të kenë një disponim tejet të trishtuar,” thotë Hoffmann.

Çrregullimi mund të ndikojë gjithashtu në oreks, dhe nganjëherë në shtim në peshë

Në raste të rënda, SAD mund të shkaktojë “ndjenja të dëshpërimit dhe mendimeve të vetëvrasjeve”, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.

Hoffmann shpjegon se truri mund të ndjejë gjatësinë e ditës dhe informon pjesën tjetër të trupit se a është verë apo dimër.

“Cilësia e dritës gjithashtu luan një rol të madh, intensiteti i dritës është më i ulët në dimër,” thotë ajo.

Edhe pse shkaku i saktë nuk është i qartë, mungesa e dritës së diellit në vjeshtë dhe dimër duket se shkakton një rënie të niveleve të serotoninës hormonale, i cili funksionon si rregullues i humorit në trurin e njerëzve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here