Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë

Mos i humb

Sipas një Hulumtimi nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), qyteti më i shtrenjtë në botë mbetet edhe më tutje Singapori.

Ndërkohë, qyteti zviceran, Cyrih ndodhet në vendin e dytë së bashku me Parisin, duke u pasur nga Hong Kong dhe Oslo.

Studimi i EIU përfshin 133 qytete në mbarë botën dhe përdor Nju Jorkun si një bazë krahasimi të dhënash. Raporti i Kostos së Jetës në botë vlerëson dhe klasifikon vendet që janë më të lira apo më të shtrenjta për të jetuar, sipas disa grupmallrash apo shërbimesh të marra në konsideratë.

Në këtë raport krahasohet kostoja e më shumë se 160 shërbimeve dhe produkteve përfshirë ushqimin, veshmbathjet dhe faturat e shërbimeve.

Disa nga qytetet më të lira, sipas renditjes, janë gjithashtu në Azi, si India dhe Pakistani. Në të njëjtën kohë, çmimi i dollarit amerikan në vitin 2017 çoi në rënien e Nju-Jorkut dhe Los Angelosit në vendet 13 dhe 14. Gjeneva ndodhet në vendin e 6.

Singapori rezultoi të jetë 11% më i shtrenjtë se Nju Jorku për sende ushqimore bazë.

Dhe së bashku me Seulin, është vendi më i shtrenjtë në botë për rroba, “me çmime 50% më të larta se Nju Jorku”, thuhet në raport EIU.

Ndërkohë, pesë qytetet më të lira janë: Damasku i Sirisë, Karakas i Venezuelës, Almati i Kazakistanit, Lagos i Nigerisë dhe Bangalore i Indisë.

Në top 10 bëjnë pjesë edhe Bangalore, Chennai, Karachi dhe Nju-Delhi./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit