Daҫiç tregon se cili shtet nuk do të votojë pro liberalizimit të vizave për Kosovën!

Mos i humb

Në një intervistë për një televizion serb, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daҫiç ndër të tjera ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai foli edhe për idenë e Amerikës për tërheqjen e UNMIKUT nga Kosova, ku doli kundër.

“Amerika mund të shkruaj aq sa dëshiron, nuk ka ndryshim të rezolutës 1244 derisa Këshilli i Sigurimit nuk pajtohet. Meqë nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë” u shprehë ai.

Ai foli po ashtu edhe për takimin e tij në Austri ku sipas tij Viena nuk do ta votojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Daçiç komentoi deklaratat e Minstrit Nenad Popoviç se dialogu duhet të ndalet nëse Prishtina nuk heq dorë nga themelimi i ushtrisë.

Sipas Ivica Daçiç deklarata të tilla nuk duhet të bëhen pa u konsultuar me Presidentin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit