Daçiç: diplomacia e Kosovës në rënie, ajo serbe në ngjitje

Mos i humb

Kreu i diplomacisë së Beogradit, Ivica Daçiç, tha se tashmë ka një ndryshim të qasjes së ndërkombëtarëve ndaj politikës së Prishtinës, e kjo sipas tij vihet re në diferencat mes dy diplomacive.

“Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një rënie të madhe. Ajo nuk është me një e përkëdhelur e Perëndimit por një problem. Ajo është pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”, ka deklaruar Daçiç, duke i mëshuar më pas faktit se po vijon me sukses politikën e tërheqjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Komentet e tij u bënë pas një lajmi se SHBA-ta kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për Daçiçin “është një gjë e mirë”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit