Daçiç: Do ta tërhiqja nënshkrimin tim nga Marrëveshja e Brukselit

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është tejet tolerant lidhur me çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe mosformimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS), deklaroi sot në Beograd, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të shtuar se do t’i propozojë Vuçiqit të tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshja ndërkombëtare.

“Nuk dua të jap deklarata të cilat do të pengonin punën e presidentit Vuçiq, por sinqerisht, është shumë tolerant ndaj kësaj çështje. Nëse keni nënshkruar një dokument dhe të njëjtin nuk e keni përmbushur brenda pesë viteve, do të thotë, ka pesë vite që nuk po arrijmë dot të formojmë BKS-në”, tha Daçiq në një konferencë për mediat në Beograd.

Lidhur me vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, mbrëmë në Bruksel, Daçiq tha se është mirë të bisedohet, por meqë shqiptarët nuk formuan BKS brenda pesë vietësh, tha se do të tërhiqte nënshkrimin e tij nga Marrëveshja e Brukselit.

“Unë nënshkrova Marrëveshjen e Brukselit prandaj do të tërhiqja nënshkrimin tim, duke thënë se, nëse nuk doni BKS, nuk do të kemi as pjesën tjetër të marrëveshjes. Do t’i propozoj Vuçiqit, tashmë e kam bërë, por përgjigjen nuk mund ta them, prandaj do t’i propozoj sërish”, tha ministri i Jashtëm serb, duke shtuar se Bashkimi Evropian nuk është i vetëdijshëm se po ndihmon shqiptarët.

Sipas tij, shihet qartë se ka hidhërim të madh nga shkaku i gjithë kësaj që po ndodh, sepse siç tha, takimet e tilla me shqiptarët janë të vështira, por Daçiq është i mendimit se edhe shqiptarët do ta kenë të rëndë me një Vuçiq të zhgënjyer nga reagimet e bashkësisë ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit