Daçiç e pranon: Ndryshimi i kufijve, propozim i Serbisë

Mos i humb

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pohoi se vënia e kufirit mes serbeve dhe shqiptareve është propozim zyrtar i Serbisë.

Gjatë një takimi për të ardhmen e Europës dhe Ballkanit të mbajtur në Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë, Daçiç tha se “nëse kjo ide do te jete ndonjëherë në tryezën e bisedimeve, atëherë të dyja palët do të deklarohen për të”.

Përsa i takon përcaktimit të linjës ndarëse të kufirit, kjo sipas tij, ende nuk është vendosur. Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, po ashtu nuk e ka përjashtuar këtë ide si kompromis për të arritur një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e bashkuara jane pozicionuar qarte ne lidhje me këtë çështje duke deklaruar se do të pranojnë çdo marrëveshje me të cilën pajtohen të dyja palët, por BE-ja nuk ka një qëndrim të unifikuar për shkak të rezistencës që po i bën Gjermania kësaj ideje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit