Daçiç, entuziast për emërimin e Bolton: ah sikur të përsëriste të njëjtën deklaratë për Kosovën!

Mos i humb

Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm serb, nuk ka pritur asnjë sekondë për ta shfrytëzuar si favor emërimin e John Boltonit si këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Trump.

Duke kujtuar deklaratën e tij në vitin 2008 se “ishte ende herët për të marrë vendim që të njihet pavarësia e Kosovës”, Daçiç tha për mediat serbe se ky emërim është ogur i mirë.

“Ne do të shohim nëse ai e mendon edhe sot atë që tha në vitin 2008”, tha Daçiç.

Madje ai ka avancuar edhe me propozim origjinal që Putin dhe Trump ta bëjnë takimin e tyre në Beograd.

Vjeshtën e kaluar, në Beograd u zhvilluan bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit