Daçiç falënderon Venezuelën për qëndrimin ndaj Kosovës

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka takuar sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Ivan Gil.

Siç shkruan portali serb “Blic.rs”, në këtë takim temë kryesore ishte edhe çështja e Kosovës.

Sipas këtij mediumi, Daçiç e ka falënderuar Gil për qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.

Madje sipas Daçiçit, Venezuela e ka treguar miqësinë e saj të gjatë ndaj Serbisë kur votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.

Në anën tjetër zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Ivan Gil, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Serbinë në çështjen e Kosovës.

Sipas Gil, qeveria e Venezuelës e përkrah dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Gil po ashtu ka thënë se Venezuela mbështet zgjidhjen paqësore të krizës përmes dialogut.

Këto komente Gil i bëri gjatë ditës së sotme në Beograd ku qëndroi dy ditë në kuadër të vizitës së tij nëpër Europë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit