Daçiç flet për Vuçiçin e Thaçin në OKB, ja çfarë thotë!

Mos i humb

Ivica Daçiç ka komentuar rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB ku u diskutua për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB ku u diskutua për Kosovën.

Ai po ashtu në pyetjen e gazetarës së televizionit serb “RTS” ka kërkuar që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, t’i referohet si “zotëri Thaçi”.

“Kërkoj nga ju që të thoni se në mbledhje folën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe zotëri Thaçi, është më korrekte”.

“I kemi dëgjuar mendimet e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit e ajo që është me rëndësi është se u tha qartë se formimi i forcave të armatosura është veprim i kundërt dhe paraqet shkelje të Rezolutës 1244. Po ashtu, nga 15 shtete anëtare, gjashtë nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit