Daçiç: Gana është shteti i 16 që ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po pretendon se ka arritur edhe një tjetër sukses për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

Sipas pretendimeve të tij, Gana është shteti i 16 që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se Daçiç kishte deklaruar se deri në fund të këtij viti se edhe tri shtete do ta tërheqin njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit