Daçiç, mesazh Prishtinës nga Burundi: ja kontributi im për 10-vjetorin e pavarësisë, jua hoqa edhe një njohje

Mos i humb

Ivica Daçiç ka qenë zyrtari i vetëm serb që i është përgjigjur festimeve të Prishtinës zyrtare për 10-vjetorin e pavarësisë.

Siç bën të ditur B92, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, nga Burundi, së bashku me homologun e tij të këtij vendi kanë shpallur tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Burundi.

Vetë Daçiç, duke folur në një konferencë shtypi në Beograd tha se lista me 116 vendet që ka njohur Kosovën është falco.

“Unë po ju ftoj të shikoni listën e 116 vendeve. Janë shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën të shënuara në listë. Është e kotë, çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje me Serbinë”, tha Daçiç.

Duke folur për festimet që u kryen në Kosovë, numri dy i Beogradit tha se kishte një mesazh për festat për zhvillohen në Kosovë.

“Do të doja edhe unë të çoja një mesazh në Prishtinë. Po ju dërgoj si dhuratë tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e një anëtari të OKB-së, siç është Burundi.

Mendoj se edhe unë kam kontributin tim.

Në nuk jemi një fuqi e madhe, por padyshim jemi fuqi më e madhe se Kosova”, tha Daçiç.

Në mesazhin e tij, shefi i diplomacisë së Serbisë, megjithatë bën një lëvizje që nuk dihet a është me dashje apo flet subkoshienca.

Kjo sepse ai matet me Kosovën si një vend konkurrent, kur thotë se “ne jemi fuqi më e madhe se ajo”.

Duket se Beogradi e ka pranuar faktin e shkëputjes së Kosovës, por është mësuar të marrë çdo vit një çmim të lartë nga ndërkombëtarët për këtë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit