Daçiç: Njohja e Kosovës nuk është një proces i plotë

94
0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u takua sot me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Burundit Alan Eme Njameti dhe tha se Serbia i ka borxh një falënderim të madh këtij shtetit afrikan që, “duke tërhequr njohjen” e pavarësisë së Kosovës, tregoi se ky proces nuk është përfunduar dhe se pozita e Serbisë mund të përmirësohet.

Daçiç tha se nota verbale e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovës ishte “një tekst serioz politik” dhe se “ai shtet kishte një analizë të thellë të situatës dhe dha justifikim të jashtëzakonshëm ligjor për vendimin e tij”./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here