Daçiç: Pa marrëveshjen e Brukselit, Kosovën do ta kishim humbur

Mos i humb

“Po të mos ishte Marrëveshja e Brukselit, Kosovën do ta kishim humbur me kohë”. Mediet kosovare citojnë ministrin e Jashtëm serb ta ketë bërë një pohim të tillë për të përditshmen e Beogradit.

Deklarata e tij vazhdon me pretendimin se “Pacolli mund të sjellë në Prishtinë kë të dojë, por ai nuk mund të zhbëjë faktin, që deri më tani 13 anëtarë të Kombeve të Bashkuara kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës”.

I pyetur në fillim të kësaj interviste për rëndësinë e takimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçic, me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç i ka cilësuar Kinën e Rusinë si mbështetëset kryesore të politikës serbe në lidhje me Kosovën.

“Pa Moskën e Pekinin dhe pozicionin e tyre të fortë në skenën ndërkombëtare, Serbia do të kishte mbetur me kohë pa asnjë të drejtë ndaj Kosovës dhe pa asnjë gjasë që të luftonte për interesat e saj jetike”, ka theksuar Daçiç.

Ndërkohë, për samitin e Berlinit ai u shpreh se e vetmja gjë e sigurtë është se Aleksandar Vuçiç është përballur me presione të mëdha. “Prishtina është fajtori ekskluziv për ndërprerjen e dialogut me taksat e tyre”, deklaroi ministri i Jashtëm serb. “Pa u hequr ato, ne bisedimet nuk mund t’i vazhdojmë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit