Daçiç: Pacolli i ofroi para Kongos për ta njohur Kosovën, MPJ i quan gënjeshtra deklaratat e tij

Mos i humb

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha për mediat serbe se ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ofruar 500,000 dollarë qeverisë së Republikës së Kongos për njohjen e Kosovës.

Në fillim të majit, ministri Pacolli kishte deklaruar se Republika e Kongos së shpejti do të njohë Kosovën, por ambasada e këtij vendi mohoi këto deklarata të tij.

Në lidhje me këtë si konfirmim shtesë, ministri i jashtëm i Serbisë, Daçiq u prit në takim nga presidenti i ri i Kongos, Feliks Cizekedija.

Sipas kreut të diplomacisë serbe, Kongo nuk është adresa e vetme që Pacoli ka dërguar njerëzit e tij.

Pas takimeve që kishte me vendet e ndryshme si Tanzania, Togo, Gana dhe të tjera, ai është shprehur se ka pasur të tilla raste edhe në vendet e tjera.

Por një gjë e tillë është mohuar ashpër nga Jetlir Zyberaj këshilltari i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se çdo deklaratë e Daçiqit tregon frustrimin e tij dhe se çdo deklaratë e tij është demantuar nga vetë shtetet në kurriz të të cilave ai ka shpifur.

“Çdo deklaratë e Daçiqit tregon frustrimin e tij ngase e tërë propaganda e tij nuk ja jetuar më gjatë se disa ditë. Çdo deklaratë e tij është demantuar nga vetë shtetet në kurriz të të cilave ai ka shpifur. Ju i dini edhe skandalet që i kanë shpërthyer nëpër botë për korrupsion dhe afera mashtrimi nga personi që e shoqëron atë, Vladimir Cizelj”, tha Zyberaj.

Zyberaj gjithashtu është shprehur se Daçiq është i përfshirë në skema mashtrimi korruptim e gjithashtu edhe në trafikim me armë.

“Daçiq dhe ekipi i tij ka shkaktuar skema mashtrimi korruptim në nivele të larta. Gjithashtu lexoni edhe raportet e Amensty International për trafikimin me armë që Serbia bën nëpër zonat e konfliktit dhe e kuptoni në çfarë gjendje është katandisur. Serbia gjatë viteve 90 ka mbjellur vdekje në Ballkan, ndërkaq tani duke furnizuar me armë po mbjell vdekje edhe në vendet e tjera anekënd botës”, tha Zyberaj për lajmi.net.

Në fund, Zyberaj tha se: “Gënjeshtrat e Daçiqit i kemi rrënuar brenda orëve”.

Daqiq gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar se nuk do të ketë asnjë njoje për Kosovën, pavarësisht nga presioni ndaj Beogradit për të ndërprerë këto aktivitete.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit