Daçiç: Probleme të mëdha në Këshillin e Sigurimit rreth sesionit për Kosovën

Mos i humb

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiçç ka deklaruar se ka probleme të mëdha në Këshillin e Sigurimit, që një numër vendesh kundërshtojnë fuqishëm mbajtjen e takimeve mbi Kosovën një herë në tre muaj.

Mbetet e paqartë nëse do të mbahet seanca e sotme.

Pesë vende që nuk e kanë njohur Kosovën këmbëngulin që sesioni për Kosovën të mbahet.

Në raportin e rregullt mbi Kosovën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai i ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren.

Sipas tij,  problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës, transmeton Klan Kosova. Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën i është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur  ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit