Daçiç: Putin nuk e sjell zgjidhjen për Kosovën

Mos i humb

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia e ka mbështetjen e plotë nga Moska, për arritjen e një kompromisi për zgjidhjen çështjes së Kosovës dhe se  presidenti rus Vladimir Putin, i cili po viziton sot Beogradin, nuk sjell  zgjidhjen për Kosovën, por i kërkon Serbisë zgjidhjen.

“Ai nuk sjell zgjidhjen, ai na pyet ne se si do ta zgjidhim këtë çështje. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe shkëmbejmë informacione me të tash gjashtë vitet e fundit”, ka thënë Daçiç për televizionin serb N1.

I pyetur se cila do të jetë përgjigja e zyrtarëve serbë kur Putin të pyes se si do të zgjidhet çështja e Kosovës, Daçiç ka thënë se zgjidhja është kompromisi.

“Ju i dini propozimet tona për zgjidhje me kompromis, ai na mbështet për gjetjen e një kompromisi, kritikon veprimet e njëanshme të Prishtinës dhe është aktiv në mbështetjen tonë në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Daçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit