Daçiç: Synimi im është që askush të mos e njohë më Kosovën

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha se puna e tij është që të sigurojë, që asnjë vend tjetër të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

“Do të shkoj kudo sepse kjo është puna ime”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, Serbia po tregohet e sukesesshme në të bindurit e vendeve të tjera, që të tërheqin njohjen e Kosovës, por shtoi Daçiç, një gjë e tillë i shqetëson disa vende perëndimore.

Daçiç po ashtu tha se vizita e tij e fundit në Afrikë ishte e sukesesshme, pasi ka njoftuar shtatë vende afrikane në lidhje me situatën në Kosovë.

“Afrika për ne është shumë e rëndësishme sepse në Kombet e Bashkuara ka 53 anëtarë”, thënë Daçiç.

Ai tha se e mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin EUropian, por tha se ruajtja e integritetit territorial është po ashtu një interes strategjik i Beogradit.

Sipas të dhënave zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 116 vende të botës.

Në mesin e tyre janë edhe 13 shtete, për të cilat autoritetet e Serbisë pretendojnë se e kanë tërhequr njohjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit