Daçiç takohet me përfaqësuesit e partisë së tij në Kosovë

Mos i humb

Presidenti i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, foli me përfaqësuesit e kësaj partie në Kosovë dhe për funksionimin e siç e quan ai vetëqeverisjeve lokale, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe çështje të tjera.

Siç njoftoi sot, kreu i SPS dhe ministër i jashtëm i Serbisë, Daçiç tha se kontributi i partisë së tij në Kosovë në kryerjen e funksioneve të rëndësishme shtetërore po bëhet më i theksuar.

Daçiç i cili mbështet fuqishëm dhe njëkohësisht i fton serbët që të mos i binden institucioneve të Kosovës është shprehur gjithashtu se SPS në Kosovë po punon në përhapjen e të vërtetës në botë për pozitën aktuale të serbëve në Kosovë.

Serbët e SPS në Kosovë kanë përshëndetur kontributin e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç në tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, për të hedhur poshtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO e INTERPOL dhe takimet e tij në KS të OKB-së.

Kreu i SPS në Kosovë, Svonimir Steviq iu është ankuar Daçiçit për problemet që kanë serbët në të gjitha fushat në Graçanicë, Kamenicë, Gjilan, Novobërdë, Viti, Shtërpcë, Rahovec e Klinë.

Përveç kësaj, socialistët e SPS shprehen vendosmërinë për të qëndruar në Kosovë dhe u takuan me Daçiqin për t’i raportuar paqëndrueshmërinë e situatës së komunitetit serb. Ivica Daçiç, si gjithmonë ka vazhduar me politikën e tij të hapur kundër Kosovës dhe motivimin e serbëve që të shkëputen sa më shumë nga institucionet e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit