Daçiç: Vuçiç do të jetë nën presion në Berlin

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka parashikuar presion ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në samitin e Berlinit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se nuk pret presion në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje me Prishtinën por “sigurisht se do të ketë presion ndaj Serbisë për vazhdimin e dialogut pa marrë parasysh se a do ta hiqet taksa ndaj mallrave serbe apo jo”.

Ai për “Pink TV” shtoi se takimet në Berlin, të organizuara nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron është ftuar pa dijeninë e BE-së, shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe znëtarëve të tjerë të BE-së.

Derisa theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i reziston presioneve të mëdha, Daçiç ka thënë se janë të rëndësishme takimet në Pekin më 25 dhe 26 prill për shkak të takimeve me krerët e Rusisë dhe Kinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit