Daçiçi paralajmëron mbushjen e shpejtë të burgut të Scheveningenit me të akuzuar të Speciales

Mos i humb

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se një kat i tërë i burgut të Scheveningenit është i zbrazët, e në të janë të paku 12 qeli e që do të shfrytëzohen për nevojat e Gjykatës Speciale për Kosovën.

“Ky është një lajm ekskluziv nga Scheveningeni, 100 për qind i konfirmuar. Do të thotë se kjo Gjykatë nis punën dhe se priten arrestimet e para”, ka thënë Daçiqi për televizionin serb “Prva”.

I pyetur nëse pret që edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të “zhvendoset” në Scheveningen, Daçiçi ka thënë se “nuk flitet vetëm për Thaçin, por për shumë të tjerë”, transmeton Koha.net. “Se a do të jetë Thaçi ai [që do të futet në burg] apo dikush tjetër, nuk është me rëndësi. Ajo Gjykatë nis punën dhe shpejtë po kërkohet lirimi i qelive. Sigurisht se nuk po i kërkojnë që t’i lirojnë”, ka shtuar Daçiçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit