“Dako do thoshte është akullore”, PD Durrës denoncon ‘skandalin’: Pallati i rezistoi tërmetit, banorët punonjës të bashkisë kanë marrë deri në 5 mln lekë

Mos i humb

Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar mënyrën e shpërndarjes së fondeve të tërmetit nga ana e bashkisë. Xhaferraj tregoi rastin e një pallati në lagjen nr. 1 të qytetit, i cili sipas tij nuk ka dëmtime fare, por banorët e tij kanë përfituar fonde deri në 5 milionë lekë. Xhaferraj tha se në këtë pallat banojnë zyrtarë të bashkisë dhe qëllimisht pallatin e kanë nxjerrë me dëmtim DS3.

KONFERENCË PËR SHTYP E KRYETARIT TË DEGËS SË PD, DURRËS, FERDINAND XHAFERRAJ

Jam sot për të denoncuar një tjetër skandal me abuzimet e fondeve të rindërtimit. Pasojat psikologjike të asaj traume që kalojë qyteti do duhen kohë që të largohen. Mbështetja e qeverisë duhet të ishte e menjëhershme. Por në të vërtetë, mbështetja e qeverisë ishte jo vetëm shumë e vonuar, por edhe shumë e korruptuar.Sot po tregojmë se si një godinë e padëmtuar nga tërmeti, që ndodhet në një zonë ku të gjithë durrsakët e dinë fare mirë se i ka rezistuar tërmetit të 26 Nentorit (Lagjja 1), rezulton e klasifikuar DS3. Të gjithë kemi qënë dëshmitar të protestave të banorëve të pallateve të klasifikuar me dëmtime DS3 që kishin frikë të shkonin në shtëpi, madje as nuk hynin dot në pallat për të marrë sendet shtëpiake. Ndërkohë që sot ju ftoj të shikon këtë pallat. Kuptohet menjëherë që kategorizimi si “DS3” është bërë vetëm për të abuzuar me fondet e rindërtimit. Nga verifikimet që ekspertë të fushës i kanë bërë objektit rezulton e qartë që kemi të bëjmë me një godinë krejtësisht të padëmtuar. Njëkohësisht, ju paraqes fakte nga godina të zonës së plazhit dhe lagjes 18, për të kuptuar se kemi të bëjmë me abuzim flagrante të fondeve të rindërtimit.Ambasadorja Juri Kim e dinte se me cfarë qeverie të korruptuar kishtë të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombetar. Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë.Me Ramën, Dakon dhe Çelën qytetarët e Durresit janë edhe të braktisur edhe të vjedhur.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 26. September 2020

“Jam sot për të denoncuar një tjetër skandal me abuzimet e fondeve të rindërtimit.
Pasojat psikologjike të asaj traume që kalojë qyteti do duhen kohë që të largohen. Mbështetja e qeverisë duhet të ishte e menjëhershme. Por në të vërtetë, mbështetja e qeverisë ishte jo vetëm shumë e vonuar, por edhe shumë e korruptuar.
Sot po tregojmë se si një godinë e padëmtuar nga tërmeti, që ndodhet në një zonë ku të gjithë durrsakët e dinë fare mirë se i ka rezistuar tërmetit të 26 nëntorit (Lagjja 1), rezulton e klasifikuar DS3.
Të gjithë kemi qenë dëshmitar të protestave të banorëve të pallateve të klasifikuar me dëmtime DS3 që kishin frikë të shkonin në shtëpi, madje as nuk hynin dot në pallat për të marrë sendet shtëpiake. Ndërkohë që sot ju ftoj të shikon këtë pallat. Kuptohet menjëherë që kategorizimi si ‘DS3’ është bërë vetëm për të abuzuar me fondet e rindërtimit. Nga verifikimet që ekspertë të fushës i kanë bërë objektit rezulton e qartë që kemi të bëjmë me një godinë krejtësisht të padëmtuar. Njëkohësisht, ju paraqes fakte nga godina të zonës së plazhit dhe lagjes 18, për të kuptuar se kemi të bëjmë me abuzim flagrante të fondeve të rindërtimit.
Ambasadorja Juri Kim e dinte se me çfarë qeverie të korruptuar kishte të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombëtar. Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë.
Me Ramën, Dakon dhe Çelën qytetarët e Durrësit janë edhe të braktisur edhe të vjedhur”, deklaroi Xhaferraj.

Kreu i PD tha se departamenti përkatës në degën e PD po merret me denoncimin e rastit në SPAK, ndërkohë që janë gati edhe 3 denoncime të tjera të ngjashme. Në lidhje me vendimin e kandidimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë, Xhaferraj tha se kjo nuk ndryshon asgjë sepse vendi i tij duhet të jetë në burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit