Dalin detaje të reja, ja çfarë gjeti policia në veturën e djalit të shefit të AKI-së!

Mos i humb

Policia e Kosovës ditë me parë kishte ndaluar djalin e shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit. Në veturën qe po e drejtonte djali i Shpendit, policia ka gjetur armë dhe drogë.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 12 të këtij muaji, deri sa po e voziste një veturë e cila është pronë e gjyshit të tij, Enverit.

Përveç revolës së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njesia policore gjatë patrollimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te perosnave që ishin në veturë, tek i dyshuari shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, thuhet në një raport policor, të cilin ka arritur të sigurojë Gazeta Blic.

Bëhet e ditur se rasti është inicuar si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit