Dalin pamjet ekskluzive të smartfonit “Find X”

Mos i humb

Kompania Oppo lansoi smartfonin “Find X” qershorin e kaluar, i cili bëri bujë në internet në sajë të dizajnit mahnitës të pajisjes.

“Find X” duket i ngjashëm me iPhone XS të gjigantit Apple, por posedon një ekran më të hollë.

Fotot më poshtë i ka sjellë Lewis Hilsenteger nga kanali “Unbox Therapy” në YouTube, i cili arriti të “fus” duart në “Find X”, për ta filmuar atë për të gjithë.

“Find X” përmban një ekran OLED prej 6.4 inç, të ndërtuar nga Samsung, i cili momentalisht ka ekranet më të mira të smartfonëve në botë – ato janë të paraqitura në iPhone dhe në Samsung Galaxy S.

Ndërsa pjesa e përparme e telefonit duket si iPhone X, pjesa e prapme është e pjerrët dhe e rrumbullakosur sikur Galaxy S9.

Ndiqeni smartfonin hibrid në dizajn në fotografitë e mëposhtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit