Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën

Mos i humb

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, pas korigjimit të testeve menjëherë pas konkursit, dolën rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve, fizioterapistëve, teknikëve të qarkut të Tiranës.

Kandidatët që kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën http://www.infermierepershqiperine.al? u testuan të shtunën në fazën e dytë dhe përfundimtare, atë të testimit me shkrim.

Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e testimit në ambjentet e Universitetit Mjekësor, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.

Teza u hartua nga një komision I përbërë me padagogë të fakultetit të infermierisë që e kanë publikuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Pas përfundimit të testimit, duke ndjekur procedurën transparente nëpër të cilën ka kaluar ky process prej fillimit, u bënë publike përgjigjet e tezës së infermierëve, në mënyrë që secili kandidat të ketë mundësi të shohë përgjigjet për të kuptuar menjëherë pikët e marra.

Testi ishte “I verbër” dhe vetëm pas korigjimit, në prezencë të komisionit, teza clirohet nga barcodi dhe rezultatet e sakta janë online.

2450 aplikues u regjistruan në pltformë për të konkuruar për 416 vende të lira pune në pozicionet infermierë, fizioterapeut dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në të gjithë vendin.

Fazën e parë e kaluan 1706 kandidatë, të cilët u renditën sipas vlerësimit të dosjeve të gjithsecilit.

U ndoqën të gjitha procedurat e ankimimit dhe verifikimit të dokumentacionit dhe komisionet e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale verifikuan cdo ankesë. Në përfundim të procesit, para fillimit të testimit të parë të Tiranës, nga 1706 kandidatë ankesat kanë qenë zero!

Pas Tiranës, testimi do të kryhet në Shkodër me datë 3 Prill për qarqet: Shkodër, Durrës, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Testimi tjetër do të jetë në Elbasan me datë 4 Prill për qarqet Elbasan, Korcë dhe Berat.

Me datë 5 Prill përmbyllen testimet në Vlorë, për qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Ne synojmë që në përfundim të këtij procesi, kandidatët më të mirë do të punësohen në strukturat tona publike, për herë të parë përmes një konkursi transparent, me bazë merite për dijet dhe formimin e secilit kandidat”, tha Ministrja Manastirliu.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit