Dardan Molliçaj fton publikisht në debat Albin Kurtin

Mos i humb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka ftuar publikisht në debat kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në Rubikon të KTV-së, ai tha se do të pranonte ftesën për debat me të, pavarësisht se në cilin debat do të donte ai.

“E ftoj publikisht në debat. Le të ballafaqohemi publikisht e ta përfundojmë këtë çështje”, tha Molliçaj.

Tutje, ai tha se Kurti nuk do të dalë në debat, pasi po zgjedh rrugën e pushtetit, për të ikur. Tutje, ai ka thënë se do të pranonte cilindo anëtar të Vetëvendosjes, që do të përfaqësonte Kurtin.

Ai tha se tani nuk pajtohet as me rrugën politike që ka zgjedhur Kurti, i cili tani është kryetar i Lëvizjes./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit