Dardha izolohet nga reshjet e dëborës

Mos i humb

Sasia e jashtëzakonshme e reshjeve të dëborës që po bie në Qarkun juglindor të Korçës ka bërë që pas mesditës së kësaj të mërkure të bllokohet rruga që të çon drejt fshatit turistik të Dardhës.

Sipas raportimeve në Korçë, në Dardhë ka mbi 60 cm borë, ndërkohë që aksi rrugor është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masiveve të borës në dy-tri vende përgjatë rrugës.

Sasia më e madhe e “ortekut” thuhet të jetë ajo në vendin e quajtur “Muri i Musait”, por edhe te vendi i quajtur “Gryka”. Autoritetet lokale janë gjithsesi në gatishmëri dhe po punojnë për hapjen e rrugës që të çon në fshatin aq shumë të frekuentuar turistik, jo vetëm në verë, por edhe në dimër për shkak të dëborës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit