Dëbimi i diplomatëve, SHBA: Nuk e ndal spiunazhin rus

Mos i humb

Vendimi i Uashingtonit për të dëbuar 60 spiunë të dyshuar rusë, zor se do të dëmtojë spiunazhin rus në SHBA, pasi shumë të tjerë janë infiltruar në kompanitë, shkollat, madje edhe qeverinë amerikane.

Kështu janë shprehur për mediet ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë amerikanë, që janë të mendimit se makina e spiunazhit rus nuk ndalet me këto dëbime.

Shërbimi sekret i Moskës përdor ende mbulimin e ambasadave apo konsullatave, siç bëjnë SHBA-të. Por, nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, edhe ky vet një ish-agjent i KGB-së, Rusia ka shtuar tej mase burimet e saj.

Eskertët thonë se Rusia rekruton emigrantë, krijon kompani që ofrojnë mbulim për spiunazhin, dërgon agjentë që qëndrojnë për pak kohë në SHBA, rekruton amerikanë dhe penetron në rrjetet kompjuterike.

Zyrtarë amerikanë mendojnë se numri më i madh i spiunëve rusë në vend përbëhet nga individë të panjohur, ose ilegalë siç njihen ndryshe, e ky është një problem më vete.

Ata që u dëbuan ia kalojnë operacionet e tyre ilegalëve dhe kjo është një punë më e madhe për autoritetet, pasi më mirë t’i njohësh ata që duhet të ndjekësh.

Monitorimi dhe ndalimi i spiunëve brenda Shteteve të Bashkuara është detyrë e FBI-së, e cila duhet të angazhojë 10 agjentë për të ruajtur vetëm një spiun. Ekspertët thonë se edhe spiunë nën mbulim diplomatik janë më shumë sesa 60 të dëbuarit, por Amerika nuk mund të deklarojë numrin e atyre që mbesin, sepse kështu i tregon Rusisë sesa prej tyre po ndjek.

Në kuadër të masave të fundit, Shtetet e Bashkuara mbyllën edhe Konsullatën ruse në Seattle, nga ku raportohet se Rusia po përpiqej të rekrutonte njerëz brenda kompanisë “Microsoft”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit