Deficiti tregtar i BE-së rritet në 9.1 miliardë euro në janar-maj

Mos i humb

Zyra Europiane për Statistika (Eurostat) bën të ditur se bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Europian (BE) nga muaji janar deri në muajin maj regjistroi një deficit prej 9.1 miliardë euro (11.1 miliardë dollarë).

Raporti i ri mbi tregtinë ndërkombëtare të Eurozonës mbi suficitin e mallrave tregon se nga muaji janar deri në muajin maj BE eksportoi mallra me vlerë prej 786.6 miliardë euro (960 miliardë dollarë), duke shënuar një rritje prej 1,5 për qind nga viti në vit, ndërsa importet totale nga pjesa tjetër e botës ishin 795.7 miliardë euro (971 miliardë dollarë), duke shënuar rritje prej 1,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Si rezultat, BE-28 shënoi një deficit prej 9.1 miliardë dollarë (11.1 miliardë dollarë), krahasuar me 81.1 miliardë euro (8.7 miliardë dollarë) në periudhën janar-maj të vitit 2017. Tregtia brenda BE-28 u rrit në 1.457 trilionë euro (1.8 trilion dollarë) në periudhën janar-maj 2018, me 4,6 për qind rritje në krahasim me periudhën janar-maj të vitit 2017”, tha Eurostat.

Kursi mesatar prej pesë muajsh euro/dollarë për këtë vit ishte rreth 1.22, ndërkohë që 1 euro mesatarisht ishte 1.08 dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

SHBA ishte tregu më i madh për eksportin e BE-së, edhe atë me eksporte në vlerë prej 163.1 miliardë euro (199 miliardë dollarë) midis janarit dhe majit. Sipas të dhënave zyrtare, Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia vijnë pas SHBA-ve.

Eksportet e Turqisë në BE u rritën në 37.2 miliardë euro (45 miliardë dollarë) nga janari deri në maj, përkatësisht 10,4 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë të njëjtës periudhë, blloku importoi më shumë nga Kina me gjithsej 151.3 miliardë euro (184.6 miliardë dollarë) ose 19 për qind të importeve totale, ndjekur më pas nga SHBA-të, Rusia, Zvicra dhe Norvergjia.

Blloku 28 anëtarësh i BE-së në pesë muajt e parë të këtij viti shënoi suficitin më të lartë me SHBA-të, edhe atë 54.8 miliardë dollarë (66.8 miliardë dollarë), si dhe deficit më të madh me Kinën, 69 miliardë euro (84.2 miliardë dollarë)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit