“Dega e Ullirit”, në përleshjet me terroristët bie dëshmor një ushtar turk

Mos i humb

Së paku një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë ka rënë dëshmor gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në Siri.

Një ushtar turk ka rënë dëshmor në përleshjet me terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it, në jugperëndim të Afrinit, thuhet në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë.

Në njoftim shprehet mesazhi i ngushëllimit për familjet e të gjithë ushtarëve të rënë, pjesëtarëve të ushtrisë turke dhe mbarë popullit të Turqisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë operacionin e planifikuar ushtarak “Dega e Ullirit” në Afrin në veriperëndim të Sirisë, ku deri tani janë neutralizuar së paku 1.062 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit